Bota

Shpallja e rezultateve, 17 kandidatët që fituan mandatin e kryetarit në Kosovë

28 Tetor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Shpallja e rezultateve, 17 kandidatët që fituan mandatin e kryetarit

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor ku nga 38 komuna 21 shkojnë në balotazh ndërsa 17 tashmë kanë zgjedhur kryetarin e tyre.

Bazuar në rezultatet përfundimtare, raundi i dytë i cili do të mbahet më 14 nëntor do të zhvillohet në këtko komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Ndërkohë më poshtë është lista e fituesve në 17 komuna, ku shihet se Lista Serbe ka siguruar fitoren në 9 komuna me shumcië serbe, ndërkohë PDK-ja ka siguruar 4 komuna, LDK-ja dhe AAK-ja dy e ndërsa VetëVendosja asnjë.

Fituesit e komunave:

Deçan – Bashkim Ramosaj, AAK

Mitrovicë e Jugut – Bedri Hamza, PDK

Pejë – Gazmend Muhaxheri, LDK

Skenderaj – Fadil Nura, PDK

Suharekë – Bali Muharremaj, AAK

Ferizaj – Agim Aliu, PDK

Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi, PDK

Leposaviq – Zoran Tadiq, Lista Serbe

Lipjan – Imri Ahmeti, LDK

Novoberdë – Sasa Miloseviq, Lista Serbe

Shterpcë – Dalibor Jevtiq, Lista Serbe

Zubin Potok – Srdjan Vuloviq, Lista Serbe

Zveçan – Dragisa Miloviq, Lista Serbe

Graçanicë – Liljana Subariq, Lista Serbe

Ranillugë – Katarina Rastiq, Lista Serbe

Partesh – Dragan Petkoviq, Lista Serbe

Mitrovicë e veriut – Milan Radojeviq, Lista Serbe

Lajmi kryesor/ KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale në Kosovë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove rezultatet e zgjedhjeve ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove rezultatet e zgjedhjeve ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll