Bota

As mashkull as femër, SHBA lëshon pasaportën e parë me përcaktimin gjinor ‘X’

27 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
As mashkull as femër, SHBA lëshon pasaportën e parë me

SHBA – Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi ditën e sotme se SHBA-ja ka lëshuar pasaportën e parë me përcaktimin gjinor “X”, duke shënuar një hap drejt vënies në dispozicion në të gjithë vendin të pasaportave për njerëzit jobinarë, interseksualë dhe jokonform gjinive të përcaktuara.

“Departamenti i Shtetit është i përkushtuar për të promovuar lirinë, dinjitetin dhe barazinë e të gjithë njerëzve, përfshirë personat LGBTQI+”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë që njoftoi masën e marrë në fillim të këtij viti.

Sipas US news, së bashku me përcaktimet për meshkuj dhe femra, duke përdorur përcaktimet “M” dhe “F”, departamenti tani ka lëshuar një opsion të tretë, “X”, duke njohur ata individë që nuk identifikohen si meshkuj apo femra. Masa do të heqë gjithashtu kërkesën për të marrë një çertifikatë mjekësore nëse gjinia e zgjedhur e vetë aplikantit nuk përputhet me gjininë në dokumentet e tjera të shtetësisë ose identitetit të tyre, shpjegoi departamenti në një njoftim të mëparshëm .

Departamenti tha se pritet të ofrojë opsionin për të gjithë aplikantët rutinë të pasaportave pasi të përfundojë sistemi i kërkuar dhe përditësimet e formularit në fillim të vitit 2022. Ky moment historik është pjesë e planit të Presidentit Joe Biden për të përparuar lidhur me barazinë LGBTQ+ në Amerikë dhe në mbarë botën. Biden ka promovuar iniciativa të tilla si kthimi i ndalimit ushtarak transgjinor dhe zgjerimi i aksesit në kujdesin shëndetësor për individët LQBTQ.

“Që nga marrja e detyrës, Presidenti Biden ka ndërmarrë disa veprime ekzekutive që demonstrojnë përkushtimin e kësaj administrate për të drejtat e njeriut dhe i ka drejtuar agjencitë në të gjithë qeverinë e SHBA-së që të ndërmarrin veprime konkrete për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të personave LGBTQI+ në mbarë botën”, tha Blinken.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota femra gjinia x jobinare meshkuj pasaporta amerikane shba transgjinore femra gjinia x jobinare meshkuj pasaporta amerikane shba transgjinore

Sondazh

Poll