Bota

Hagë: Gjykata lë në paraburgim Gucatin dhe Haradinajn deri në marrjen e vendimit

27 Tetor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Hagë: Gjykata lë në paraburgim Gucatin dhe Haradinajn deri

HAGË – Ka përfunduar ditën e sotme dëgjimi i dëshmitarit të dytë, gazetarit Halil Berisha, në gjyqin e zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Trupi i gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Charles L Smith II, ka vendosur vazhdimin e paraburgimit për të dy deri në marrjen e vendimit, pas pranimit të informatave që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës (PK). Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që deri më 26 nëntor të ofrojë informata për këtë gjykatë. Këto informata, janë kërkuar nga policia lidhur me autoritetin dhe aftësinë (në veçanti, për sa i përket personelit dhe burimeve në dispozicion) për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, për të monitororuar dhe kufizuar komunikimet e individëve të tillë, për të administruar arrestin shtëpiak dhe për të siguruar masat e mësipërme gjatë shtrimit në spital.

“Zbatueshmërinë e masave të sipërpërmendura që lidhen me lirimin e përkohshëm; dhe (iii) instancat e mëparshme të zbatimit të masave të tilla që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të personave të akuzuar për vepra kundër administrimit të drejtësisë, në veçanti për veprat nga nenet 387, 388, 392 dhe 401 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në këtë urdhër të Gjykatës.

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinaj ka filluar me 7 tetor të këtij viti. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn,  akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Lajmi kryesor/ Përfundon dëshmia e gazetarit Berisha në gjyqin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage

Sondazh

Poll