Bota

Koha për të ndërruar telefon? Whatsapp s’do funksionojë në 43 modele

27 Tetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Koha për të ndërruar telefon? Whatsapp s’do

SHBA – Platforma e mesazheve WhatsApp nuk do të jetë më e disponueshme në më shumë se 50 lloje telefonash brenda disa javësh.

Sipas First post, nga 1 nëntori WhatsApp nuk do të suportohet më nga 53 modele telefonash. ëhatsapp nuk do të funksionojë në telefonat Android me OS 4.0.4 dhe më të vjetër, dhe për iPhone kërkon iOS 10 ose më të ri. Përdoruesit e pajisjeve Android dhe Apple janë paralajmëruar t’i bëjnë update pajisjeve të tyre ose të përditësojnë softuerin ekzistues.

Edhe pse nuk është e mundur të transferohet historiku i bisedave ndërmjet platformave, për shembull nga Android në iPhone, njerëzit mund ta mbajnë përsëri historinë e tyre të bisedave. Kjo mund të bëhet duke eksportuar historinë e bisedave si një bashkëngjitje emaili përpara nëntorit.

IPhone-ët që nuk mund të përditësohen përtej iOS 10 do të humbasin aplikacionin, dhe kjo përfshin iPhone 4S të vitit 2011, Samsung Galaxy Trend Lite, Galaxy Trend II, Galaxy SII, Galaxy S3 mini, Galaxy Xcover 2, Galaxy Core, Galaxy Ace 2, Sony Xperia Miro, Sony Xperia Neo L dhe Xperia Arc S. Përdoruesit mund të zbulojnë se çfarë sistemi operativ përdor telefoni i tyre duke e kontrolluar atë në funksionin e cilësimeve.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kuriozitete bllokohet whatsapp smartfoni që mban një javë bateri smartphone whatsapp bllokohet whatsapp smartfoni që mban një javë bateri smartphone whatsapp

Sondazh

Poll