Bota

Fotoja që përloti rrjetin, babai sirian i buzëqesh djalit të tij pa gjymtyrë

27 Tetor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Fotoja që përloti rrjetin, babai sirian i buzëqesh djalit të

AFGANISTAN – Një foto emocionuese dhe e fuqishme e një babai sirian me një këmbë që mban djalin e tij të lindur pa gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme teksa i buzëqeshin njëri-tjetrit është vlerësuar me çmimin “Fotoja më i Mirë i Vitit 2021” në Siena International Awards.

Sipas India times, fotografi turk, Mehmet Aslan, fitoi çmimin e konkursit me foton e tij të titulluar “Vështirësitë e jetës” . Fotoja është realizuar në zonën Reyhanli të provincës turke të Hatay në kufirin me Sirinë.

Momenti i kapur nga Aslan përshkruan një baba që ka humbur njërën nga këmbët ndërsa mban djalin e tij, i cili ka lindur pa gjymtyrë për shkak të një çrregullimi të shkaktuar nga medikamentet që duhej të merrte nëna e tij pasi vuajti nga një sulm me gaz nervor gjatë luftës në Siri.

“Kemi qenë duke shpërndarë disa ndihma të vogla dhe aty e kam bërë këtë foto. Tregon më shumë dramën, jetën e tyre të vërtetë. Nuk ka pasur nevojë të punohet në foto, është gjendja aktuale në të cilën ndodhen këta njerëz”, tha fotografi.

Siena International Photo Awards është i hapur për fotografë nga e gjithë bota, qofshin ata profesionistë, entuziastë apo fillestarë. Një ekspozitë e fituesve nisi më 23 tetor në qytetin italian Siena si pjesë e festivalit të arteve pamore të Siena Awards atje. Aslan, i cili fitoi, do të marrë rreth 1,745 dollarë pajisje fotografike, një trofe kristali dhe disa dhurata të tjera promovuese.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota virale “vështirësitë e jetës” afganistan mehmet aslan siena international awards “vështirësitë e jetës” afganistan mehmet aslan siena international awards

Sondazh

Poll