Bota

Rakiç reagon për largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës

27 Tetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
Rakiç reagon për largimin e Listës Serbe nga institucionet e

KOSOVË –  Goran Rakiç, Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, është takuar sot me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Maria Schmid, me të cilën bisedoi për situatën politike dhe të sigurisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai ka thënë këtë të mërkurë se procesi i kthimit ka ngecur pasi mjedisi i sigurt mungon.

Gjatë ditës së djeshme është paralajmëruar largimi i Listës Serbe nga institucionet kosovare Vetë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun tha se Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet në Kosovë. Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, pas koordinimit të ngushtë me Beogradin, Listës Serbe i është dhënë besim i madh.

“Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, ajo “Lista Serbe” do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”, është shprehur Drecun.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora goran rakiç kosove lista serbe ministri për komunitete dhe kthim serbi goran rakiç kosove lista serbe ministri për komunitete dhe kthim serbi

Sondazh

Poll