Bota

Osmani-Biserkos: Njohja nga Serbia është vendimi i vetëm i pranueshëm në dialog

27 Tetor 2021, 17:29 Nga DOSJA
Osmani-Biserkos: Njohja nga Serbia është vendimi i vetëm i

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ditën e sotme. Telegrafi shkruan se Osmani me Biserko, diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut, qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

Presidentja Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është vendimi i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO.

Më tej, në takim me Biserkon, Osmani theksoi se tendenca e regjimit të Beogradit për të rishkruar historinë dëmton përpjekjet për hapjen e kapitullit të ri në raportet ndërshtetërore. Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon. Palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni dialogu kosove-serbi sonja biserko vjosa osmani dialogu kosove-serbi sonja biserko vjosa osmani

Sondazh

Poll