Bota

Dalin detajet, ndihmësja e Clinton tregon sulmin seksual të senatorit amerikan

27 Tetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Dalin detajet, ndihmësja e Clinton tregon sulmin seksual të senatorit

SHBA – Huma Abedin,  një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton tha se në mesin e viteve 2000, një politikan e sulmoi seksualisht pasi e ftoi në shtëpinë e tij.

Sipas BBC, ajo tregoi se pas një darke në Uashington doli me politikanin dhe kur u ndalën para shtëpisë së tij, ku ai e ftoi brenda për kafe. Ajo pranoi. Abedin tregon se ata ishin ulur në divandhe se ajo  e kundërshtoi teksa ai u përpoq ta puthte dhe arriti të shpëtonte.

“Isha shumë i tronditur, saqë e largova. Gjithçka që doja ishte që 10 sekondat e fundit të fshiheshin”, ka thënë ajo.

Zonja Clinton, e cila ishte kandidatja demokrate presidenciale në vitin 2016 dhe sekretare e shtetit nën Presidentin Obama, u mbështet te zonja Abedin si një nga ndihmëset e saj më të besuara. Zonja Clinton dikur e përshkroi atë si “vajzën e saj të dytë”. Ajo përshkrun sulmin seksual ndërsa rrëfen punën e saj për zonjën Clinton kur ajo ishte senatore amerikane për Nju Jorkun midis viteve 2001-09. Ajo tha se u përplas me senatorin disa ditë më vonë në Capitol Hill, dhe ai e pyeti nëse ata ishin ende miq.

Abedin, tani 45 vjeçe, nuk ka pranuar të zbulojë identitetin e senatorit dhe as partinë e tij. Pretendimi është detajuar në librin e saj të ri, “Both/And: A Life in Many Worlds”, i cili do të botohet javën e ardhshme. Abedin gjithashtu tregon në libër zemërimin e saj ndaj ish-bashkëshortit të saj, ish-kongresmenit demokrat të Nju Jorkut, Anthony Weiner, karriera e të cilit u shkatërrua nga skandalet seksuale.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hillari clinton hillary clinton huma abedin shba hillari clinton hillary clinton huma abedin shba

Sondazh

Poll