Bota

India akuzohet se ka përdorur programin spiun Pegasus, gjykata nis hetimet

27 Tetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
India akuzohet se ka përdorur programin spiun Pegasus, gjykata nis hetimet

INDI – Gjykata e Lartë e Indisë ka urdhëruar një hetim të pavarur për qeverinë, nëse e ka përdorur softuerin e vëzhgimit Pegasus për të spiunuar ilegalisht gazetarët, aktivistët dhe kundërshtarët politikë.

Sipas The Gaurdian, vendimi i të mërkurës për të krijuar një komitet të pavarur për të hetuar nëse dhe si shteti indian kishte përdorur mjetin izraelit spyware ishte një fitore e rëndësishme për aktivistët e privatësisë pas viteve të pengesave nga qeveria e Narendra Modi.

Urdhri ishte një përgjigje ndaj rasteve të paraqitura nga disa gazetarë dhe aktivistë indianë, dhe një konsorcium partnerësh raportues se kanë qenë viktima të Pegasus,  një “armë” kibernetike e aftë për të hakuar telefonin inteligjent të një objektivi, për të nxjerrë përmbajtjen e tij dhe për të ndërhyrë në mikrofonin dhe kamerën e pajisjes.

Analiza nga mediat e telefonave të infektuar dhe e një liste më të gjerë me më shumë se 50,000 numrash telefoni që besohet se janë përzgjedhur si persona me interes nga klientët e prodhuesit të Pegasus, NSO Group, tregoi fuqishëm se qeveria indiane po e përdorte aplikacionin. Delhi ka refuzuar vazhdimisht të konfirmojë nëse ka akses në të.

Komiteti do të përbëhet nga tre ekspertë të sigurisë kibernetike dhe puna e tij do të mbikëqyret nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në pension. Ajo do të dorëzojë raportin e saj brenda dy muajsh.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota apple rrit sigurine ndaj pegasus indi pegasus programi pegasus skandali i pergjimeve me programin pegasus apple rrit sigurine ndaj pegasus indi pegasus programi pegasus skandali i pergjimeve me programin pegasus

Sondazh

Poll