Bota

KQZ nesër shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale

27 Tetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
KQZ nesër shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale

KOSOVË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë nesër në orën 10:00 do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, shkroi ai në Facebook.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, ku në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, që do të mbahet më 14 nëntor 2021. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll