Bota

Qeveria e Kosovës miraton paketën në ndihmë të pensionistëve dhe shtresave në nevojë

27 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës miraton paketën në ndihmë të

KOSOVË– Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale.

Me anë të këtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale në muajin nëntor do të përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale. Ndërkaq, përfituesit e skemave sociale në muajt nëntor dhe dhjetor do të përfitojnë dyfishin e pagesës së rregullt dhe shtesës aktuale. Vlera për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale arrin shumën e mbi 36 milionë eurove.

Ndarja e këtyre mjeteve është bërë në kuadër të zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri Murati tha se me këto mjete shtesë, prej të cilave përfitojnë 330 mijë familje, do të zbuten vështirësitë ekonomike që kanë ato familje me rritjen e çmimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit./REL/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hekuran murati mbidhet qeveria e kosoves rriten pensionet ne kosove albin kurti hekuran murati mbidhet qeveria e kosoves rriten pensionet ne kosove

Sondazh

Poll