Bota

Vajza e ish-zyrtarit saudit ndihet e kërcënuar: Jetoj me frikë

27 Tetor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Vajza e ish-zyrtarit saudit ndihet e kërcënuar: Jetoj me frikë

SHBA– Vajza e një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës saudite, tha për CNN se përfaqësuesit e qeverisë saudite u përpoqën ta joshin atë drejt të njëjtës konsullatë ku u vra Jamal Khashoggi në Stamboll, si pjesë e një sërë kërcënimesh kundër saj dhe familjes së saj. Hissah Al-Muzaini, vajza e ish-zyrtarit saudit Saad Aljabri, tha të mërkurën se mbretëria e inkurajoi atë të shkonte në konsullatë në Stamboll.

“Jam me fat që nuk shkova përndryshe fëmijët e mi nuk do të kishin nënë dhe baba”, tha ajo.

Familja e Al-Muzaini e ka paraqitur këtë më parë, në një padi civile në fillim të këtij viti. Sipas padisë, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman u përpoq të joshte vajzën e Dr. Saad, Hissah Al-Muzaini në konsullatën saudite në Stamboll. Qeveria saudite nuk iu përgjigj kërkesës së mediave për koment mbi pretendimin. Babai i saj, Saad Aljabri aktualisht po zhvillon një padi civile në Uashington, DC, duke pretenduar se Bin Salman, i njohur gjithashtu si MBS, dërgoi një ekip qëlluesish për ta shënjestruar atë në Kanada, ku ai dhe vajza e tij jetojnë në mërgim. Dy fëmijët e rritur të Aljabri u dënuan për pastrim parash dhe përpjekje për t’u arratisur. Ata u dënuan me burg në atë që Human Rights Watch e quajti një gjyq “të padrejtë” që ishte një përpjekje e dukshme për të detyruar Aljabri të kthehej në Arabinë Saudite. Al-Muzaini përsëriti akuzat e babait të saj dhe gjithashtu pretendoi se burri i saj ishte rrëmbyer.

“Ne kemi jetuar një makth të vërtetë për katër vitet e fundit. Imagjinoni veten, babain tuaj të vënë në shënjestër të skuadrave të qitjes, vëllezërit e motrat tuaja të burgosur dhe akuzuar për gjëra që nuk i kanë bërë kurrë… burri tuaj të burgosur, rrëmbyer dhe torturuar”, tha ajo.

Burri i Al-Muzaini, Salem, u arrestua vitin e kaluar. Al-Muzaini tha se burri i saj ishte detyruar më parë nën torturë, të firmoste mbi të drejtat e gjithë pasurisë së tij në mënyrë që të fitonte lirinë, pasi u ndalua në Ritz-Carlton të Riadit në vitin 2017. MBS kishte arrestuar rreth 200 anëtarë mbretërorë sauditë, zyrtarë dhe drejtues biznesesh në emër të një fushate kundër korrupsionit në atë kohë. Trajtimi aktual i burrit dhe vëllezërve të saj ishte pjesë e asaj që Al-Muzaini e përshkroi si “hakmarrje personale” që MBS ka kundër babait të saj. Duke iu referuar bin Salmanit, ajo tha se ai i frikësohet asaj që di babai i saj dhe se informacioni që ka ai mund t’i bëhet pengesë për bin Salmanit për marrjen e fronit.

“Ne jetojmë me frikë. Ne gjithmonë shikojmë pas krahëve. Nuk ndihemi të sigurt. Nuk e di se si mund të ndihemi të sigurt kur njerëz të tillë ndjekin anëtarët e familjes, dërgojnë skuadra goditëse dhe vrasin njerëz në ambasada dhe konsullata.” u shpreh Al-Muzaini.

Gazetarët kanë kontaktuar vazhdimisht me Ambasadën Saudite në Uashington dhe Ministrinë e Jashtme saudite në lidhje me pretendimet e Al-Muzaini, por askush nuk ishte në dispozicion për të komentuar.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota hissah al-muzaini mohammed bin salman princi arab saad aljabri hissah al-muzaini mohammed bin salman princi arab saad aljabri

Sondazh

Poll