Sport

As Conte dhe as Zidane, favorit për post-Solskjaer te United, është Pochettino…

27 Tetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
As Conte dhe as Zidane, favorit për post-Solskjaer te United,

ANGLI – Një lajm ka ‘habitur’ sot futbollin britanik. Në skenën e hamendësimeve, se kush do të jetë trajneri i ri, që do të zëvendësojë norvegjezin, ka dalë një emër i ri.

As Antonio Conte dhe as Zinedin Zidane nuk është. Sipas “Daily Star”, favoriti i madh për të pasuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, në pankinën e Manchester United, është Mauricio Pochettino.

Tabloidi në fakt shkruan, se tekniku argjentinas do të ishte zgjedhja e parë e shoqërisë angleze për të rindërtuar “Djajtë e Kuq” në nivel teknik dhe taktik, pas drejtimit të Solskjaer.

Por, kujton i njëjti burim, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të vazhdojë rrugëtimi i Pochettinos me Paris Saint-Germain, që sipas prognozave nuk pritet të jetë i qetë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio contes në premier league ka ‘habitur’ sot futbollin britanik mancherter trajneri mauricio pochettino united zinedin zidane antonio contes në premier league ka ‘habitur’ sot futbollin britanik mancherter trajneri mauricio pochettino united zinedin zidane

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2021, 07:19

Jurgen Klopp quhet ëndrra Barcelonës për stolin

SPANJE – Gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ëndrra e madhe e Barcelonës. Trajneri i “The Reds” ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe ka patur si o...

Sport 27 Tetor 2021, 06:49

Suarez nuk ndalet, kërkon rinovimin e kontratës

SPANJE – Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë...