Sport

Lucas Hernandez nuk do të shkojë në burg, e “shpëton” Gjykata Lartë e Spanjës…

27 Tetor 2021, 09:51 Nga DOSJA

SPANJE – Futbollisti i kombëtares së Francës, njëherësh edhe lojtar i Bayern Munichut, Lucas Hernandez, nuk do të shkojë në burg, i dënuar në Spanjë me gjashtë muaj privim lirie për moszbatim të masës së mbrojtjes që kishte marrë partnerja e tij Amelia Lorente, pas një dënimi për dhunë në familje.

Drejtësia spanjolle pranoi sot apelin e tij. “Ne besojmë, se ankimi duhet të lejohet dhe se ekzekutimi i dënimit me heqje lirie i vendosur ndaj Lucas Francois Bernard Hernandez duhet të pezullohet”,- theksoi në vendimin e saj Gjykata e Lartë e Madridit, në prag të përfundimit të afatit të caktuar prej 10 ditësh nga gjykata për hyrjen vullnetare në burg të lojtarit.

Lucas Hernandez dhe Amelia Lorente ishin dënuar për dhunë në familje në shkurt 2017, pas një zënke. Ata ishin dënuar me 31 ditë punë në dobi të përgjithshme dhe me gjashtë muaj ndalim për t’u afruar 500 metra njëri-tjetrit. Por çifti ishte pajtuar dhe madje u martuan disa muaj më vonë.

Siç saktësohet nga “Marca”, dënimi është pezulluar për katër vjet: nëse Lucas Hernandez kryen një shkelje gjatë kësaj periudhe, ai do të duhet të vuante dënimin. Mbrojtësi Lucas, vëllai i Theo Hernandezit që luan te Milani dhe në kombëtaren franceze, duhet të paguajë edhe një gjobë prej 96 mijë eurosh.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport edhe lojtar i bayern munichut futbollisti i kombëtares së francës gjykata e lartë e madridit lucas hernandez lucas hernandez dhe amelia lorente vëllai i theo hernandezit edhe lojtar i bayern munichut futbollisti i kombëtares së francës gjykata e lartë e madridit lucas hernandez lucas hernandez dhe amelia lorente vëllai i theo hernandezit

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2021, 07:19

Jurgen Klopp quhet ëndrra Barcelonës për stolin

SPANJE – Gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ëndrra e madhe e Barcelonës. Trajneri i “The Reds” ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe ka patur si o...

Sport 27 Tetor 2021, 06:49

Suarez nuk ndalet, kërkon rinovimin e kontratës

SPANJE – Vlera e një sulmuesi matet me gola dhe Luis Suarez po vijon të ndihmojë Atleticon e Madridit, pasi ka dërguar 5 herë topin në rrjetë në këto javë...