Aktualitet

Ndërron jetë papritur regjisorja nga Kosova, Burbuqe Berisha ishte në vendin e punës

27 Tetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Ndërron jetë papritur regjisorja nga Kosova, Burbuqe Berisha ishte

KOSOVË– Regjisorja nga Kosova, Burbuqe Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ajo ka qënë në vendin e saj të punës, pranë Ministrisë së Kulturës, në Prishtinë kur ka ndodhur ngjarja. 

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se përse ajo ka ndërruar jetë. Regjizorja 51-vjeçare prej vitesh ndodhej në dializë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës, Osman Gashi  tha se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekipi i mjekësisë ligjore, por nuk dha detaje të tjera.

“Janë ekipet e mjekësisë ligjore ne vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Burbuqe Berisha ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore burbuqe berisha kosove ministria e kultures vdes regjizorja nga kosova burbuqe berisha kosove ministria e kultures vdes regjizorja nga kosova

Sondazh

Poll