Aktualitet

Falsifikuan pasaportat! Arrestohen në Lezhë dy afganë

27 Tetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Falsifikuan pasaportat! Arrestohen në Lezhë dy afganë

LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë dy afganë, të cilët qëndronin në Shëngjin. Gjatë verifikimeve policia zbuloi se ata përdornin dokumenta të falsifikuara. Dy personat e arrestuar kanë inicialet S.S., 23 vjeç dhe S.K.,27 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, si rezultat i masave të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, bazuar në informacionet e siguruara për shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin, që mund të përdornin dokumente të falsifikuara, kanë kryer verifikime ndaj dokumenteve të shtetasve S. S.dhe S. K. Gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit afganë, S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy afgane dokumenta false polici e lezhes arrestohen dy afgane dokumenta false polici e lezhes

Sondazh

Poll