Aktualitet

SPAK kërkon 4 vite burg për ish-drejtorin e burgut 313, Eduart Strugën

27 Tetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
SPAK kërkon 4 vite burg për ish-drejtorin e burgut 313, Eduart

TIRANË–  SPAK kërkon nga 4 vite burg për ish-drejtorin e burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit 2020 si dhe ish-përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj.

Përse akuzohet Struga?

Gjithçka nisi me një denoncim lidhur me aktivitetin e paligjshëm që po zhvillohej në ambientet e burgut…

Eduart Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës, Florian Ahmetaj u zbuluan se kërkuan nga personi me inicialet I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në.

Gjithashtu Ahmetaj dhe Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet eduart struga eduart struga arresohet eduart struga eduart struga

Sondazh

Poll