Aktualitet

Goditet mafia shqiptare në Belgjikë! Mbi 1 mijë efektivë arrestojnë 64 persona

27 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA

BELGJIKË– Një megaoperacion i zhvilluar në Belgjikë ka zbuluar një mafia shqiptare e cila prodhonte kokainë. Në pranga janë vënë 64 persona, pjestarë të grupit që kishin në zotërim gjashtë laboratore droge, ku prodhonin kokainë e më pas e shpërndanin për shitje me shumicë. Autoritetet belge kanë zbuluar se më shumë se një ton kokainë dilte nga laboratorët çdo javë.

Lënda narkotike transportohej në një numër të madh vendesh evropiane përmes korrierëve. Vendet në të cilat shpërndahej lënda narkotike janë: Itali, Gjermani Suedi, Angli, Francë, Holandë dhe Portugali.

Policia ka mundur të sekuestrojë, armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhim, më shumë se një milion euro cash, një sasi të madhe me shufra ari, mbi 50 makina luksoze, ora dhe dronë.

Në operacion morën pjesë më shumë se 1,100 njësi speciale dhe forca policie të armatosura. Ky operacion ishte mbajtur sekret për një kohë të gjatë, dhe më parë kontrollet janë kryer në 120 banesa për të zbuluar se ku vepronin kriminelët.

“Nuk ka dyshim: krimi ndërkombëtar ka zënë rrënjë shumë thellë tek ne,” tha në një konferencë për shtyp Eric Snoeck, drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale Federale.

Sipas tyre është mafia shqiptare, që po kontrollon tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut.

Burimi: Theswicerlandtimes

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptare belgjike mafia shqiptare ne belgjike arrestohen shqiptare belgjike mafia shqiptare ne belgjike

Sondazh

Poll