Aktualitet

Komisioni/ ‘Bashkëqeverisja’, Spiropali: Nuk ka më mik! Shehi: I panevojshëm

27 Tetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Komisioni/ ‘Bashkëqeverisja’, Spiropali: Nuk ka më mik!

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë dhe Financave u mblodh ditën e sotme, aty ku u diskutua mes debatesh projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’. Kjo agjensi do të ketë në fokus të gjitha denoncimet që vijnë nga qytetarët për punonjësit e administratës.

Ministrja e shtetit për Marrëdhënien me Publikun, Elisa Spiropali e quajti këtë projektligj si një mundësi e mirë për shërbime publike dhe transparencë, duke theksuar se nuk do të lejohet më ‘miku’ apo deputeti për të zgjidhur hallet e popullit. Gjatë prezantimit, Spiropali shtoi se me këtë platformë do të ketë mundësi të mirë për dialog dhe për bashkëqeverisje duke përfshirë dhe qytetarët në proceset politikbërëse.

Mirëpo rezeverva për këtë projektligj pati dhe nga anëtarët e opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se ky projektligj do të krijojë paqartësi për procesin e ankimimit.

Të panevojshëm e quajti këtë projektligj deputeti Dashamir Shehi, madje gjatë mbledhjes ai këshilloi që të mos bëhen shpenzime fare pasi administrata po denatyrohet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Agjensia për administratën/ Shalsi: Ka zgjuar interes. Shehi: Jemi model për Europën

‘Bashkëqeverisja’/ Shehi: Doni të shtoni një rrotë sipër? Po ma dëgjuat këshillën…

‘Shpërthen’ Braçe: Administrata nuk votoi PS, ministrat nuk rrinë në punë

Tabaku: Të evitojmë fjalimet elektorale! Shalsi: Nuk e kuptoj ku ishte

“Bashkëqeverisje me ligj”, Spiropali: Nuk ka më mik, nismë për dialog

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i ekonomise 27 tetor 2021 komisioni i ekonomise 27 tetor 2021

Sondazh

Poll