Aktualitet

Reforma zgjedhore, PD dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit

27 Tetor 2021, 09:46 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për krijimin e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për reformën zgjedhore. Kërkesa drejtuar Kryetares së Kuvendit, është kërkuar nga 10 anëtarët të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Partia Demokratike kërkon që anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës të jenë në numër të barabartë si dhe kërkojnë që komisioni të zgjasë 6 muaj.

KËRKESAT e PARTISË DEMOKRATIKE:

1. Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.
2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.
3. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.
4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

‘Balkanweb’ ka siguruar kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike, në të cilën shtrohen dhe shkeljet që kanë konstatuar gjatë procesit zgjedhor.

“Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elementë të krimit të organizuar; Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive; Ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhjeve, veçanërisht atyre që jetojnë në Republikën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut; dhe ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme”, shkruhet në kërkesën e PD.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike partia demokratike reforma terrioriale partia demokratike reforma terrioriale

Sondazh

Poll