Politike

Në Kuvend ikin dritat, ‘plas’ e qeshura mes deputetëve

26 Tetor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Në Kuvend ikin dritat, ‘plas’ e qeshura mes deputetëve

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantua projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga ministrja Balluku dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela, ndodhi një situatë e pakëndëshme.

Ndërsa po diskutohej në sallë papritur ikën dritat duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

E njëjta situatë me fikjen e dritave u përsërit edhe në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Veprimtarive Prodhuese duke ndërprerë punën për disa minuta.

Vetë OSHEE-ja reagoi pak pas shkëputjes së energjisë, duke bërë me dije se ka pasur një zjarr tek ‘kullat binjake’, ndaj ka pasur edhe stakim të rrjetit.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike virale ardian cela belinda balluku komisioni për ekonomime ardian cela belinda balluku komisioni për ekonomime

Sondazh

Poll