Bota

Haradinaj i vendosur: Nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe derisa të njohin Kosovën

1 Shkurt 2019, 13:22 Nga DOSJA
Haradinaj i vendosur: Nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe derisa të njohin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk tërhiqet nga taksa ndaj mallrave serbe derisa shteti fqinj t’i njohë si shtet. 

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë. Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve,  ku tha se ata që po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës e kanë gabim.

Haradinaj theksoi se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës por kundër Rusisë. Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, u shpreh ai. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni mallrat serbe ramush haradinaj rusia serbia taksa mallrat serbe ramush haradinaj rusia serbia taksa

Sondazh

Poll