Aktualitet

Trafikonin klandestinë nga vendet e treta, arrestohen 8 persona në Elbasan, mes tyre edhe ‘kapo-ja’ turk

13 Qershor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Trafikonin klandestinë nga vendet e treta, arrestohen 8 persona në

ELBASAN- Tetë persona, mes tyre një shtetas turk kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për kontrabandimin e klandestinëve nga vendet e treta.

Në krye të grupit kriminal ishte shtetasi turk me iniciale U.Ç., 39 vjeç, i cili banonte në Tiranë. Përveç tij në prangat e policisë kanë rënë: R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë; R.H., 38 vjeç, banues në Devoll; D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë; E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë; A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë dhe F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Grupi kriminal organizonte transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi në këmbim të shumave të konsiderueshme eurosh.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa celularë, para si dhe automjete me të cilat të arrestuarit reazlionin aktivitetin kriminal.

Ndërkohë vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Goditet një grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Finalizohet operacioni i koduar “TRANZIT”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Arrestohen dhe ndalohen 8 pjesëtarë të grupit kriminal, ndër ta kreu i grupit një shtetas turk.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga DVP Elbasan dhe Drejtoria Hetimore Qëndrore se një grup kriminal vepronnte në kufirin e gjelber Greqi – Shqipëri dhe Shqiperi – Mal i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku për në vendet e Bashkimit Europian, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.975 të vitit 2019, për veprat penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të provave të grumbulluara nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësore Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor ‘’TRANZIT”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim shtetasit:

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkepunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.

Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.

Vazhdon puna per identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kontrabandistet elbasan trafik klandestinesh arrestohen kontrabandistet elbasan trafik klandestinesh

Sondazh

Poll