Aktualitet

Mbillnin hashash në shtëpi, arrestohet kryeplaku i fshatit në Vlorë, në pranga dhe i biri

13 Qershor 2019, 13:58 Nga DOSJA
Mbillnin hashash në shtëpi, arrestohet kryeplaku i fshatit në

VLORË– Kryeplaku i fshatit Penkovë është arrestuar bashkë më të irin.

Të dy akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotie.

Mësohet se kryeplaku i Penkovës A. N., 57 vjeç dhe i biri V. N., 23 vjeç janë vënë në pranga pasi rreth shtëpisë së tyre janë gjetur të mbjella bimë hashashi.

Njoftim i policisë Vlorë

Arrestohet nga Policia kryeplaku i fshatit bashkë me të birin, pasi iu gjetën të kultivuara bimë narkotike përreth banesës së tyre.

Shërbimet e Stacionit Policor Selenicë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar përreth një banese në fshatin Penkovë, Bashkia Selenicë, u konstatun të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, Policia ka arrestuar pronarët e banesës si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

(babë e birë)

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kryeplaku i penkoves mbjellje hashashi penkove vlore arrestohet kryeplaku i penkoves mbjellje hashashi penkove vlore

Sondazh

Poll