Ndryshim ekuilibrash në garën për kryeprokur, Lulzim Alushaj merr mbështetjen e Parlamentit Italian (LETRA)
13 Qershor 2019, 14:26Nga DOSJA
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, ka hyrë në fazën finale. Deri tani në sirtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kandidaturat e 4 personave, ku mes tyre spikat ajo e avokatit të njohur Lulzim Alushaj.
Ai ka një CV të shkëlqyer dhe është një nga pretendentët kryesor për këtë pozicion të rëndësishëm. Alushaj rezulton i vetmi të ketë mbaruar doktoraturën në një vend të Bashkimit Europian, në radhët e sistemit të drejtësisë dhe ky është një avantazh në garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Por përveç shkollimit, Lulzim Alushaj gëzon mbështetje të fortë edhe nga faktori ndërkombëtar. Gazeta Shqip ka siguruar një letër referencë nga Presidentja e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian, Znj. Francesca Businarolo.
Deputetja në fjalë, që është një nga zërat më të rëndësishëm politikës italian, i ka dërguar një letër vlerësimi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të integritetin e figurës së kandidatit, Lulzim Alushaj.
Znj. Businarolo tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka patur përgjatë disa viteve me Avokatin Lulzim Alushaj.
“Kemi patur mundësi të bashëpunojmë në përgatitjen e disa interpelancave parlamentare dhe kemi patur mundësi të krahasojmë legjislacionet e vendeve tona për sa i përket cështjeve juridike, jurisprudenciale, doktrinore, me kujdes të veçantë në konfliktet mbi kontratat që lidhen me tenderime ndërkombëtare.” – thuhet në letrën e deputetes italiane.
Zyrtarja e lartë italiane e mbyll letrën e dërguar në KLP në 25 prill 2019, me mbështetjen për Avokatin Alushaj.
“Kam ndjekur me kënaqësi të vecantë njohjen e tij të thelluar jo vetëm mbi sistemin shqiptar por edhe të sistemit italian cilësi që e bën atë një Jurist me vlera të larta.” – përfundon letra e znj. Businarolo.
Më poshtë letra e plotë e Presidentes së Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian:
Si do zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm?
Kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në disa kritere:
– vlerësimin profesional në fushën e drejtësisë penale;
– integritetin moral dhe profesional i kandidatit;
– aftësitë organizative dhe drejtuese;
– vlerësimin e elementëve plotësuese si titujt akademike, studime dhe trajnime jashtë vendit, njohja e gjuhëve të huaja.
Më pas, KLP i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm mes tre kandidatëve të renditur të parët në listë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet ai kandidat që merr votat e të paktën 84 deputetëve.
Ligji nuk kufizon numrin e votimeve që mund të ndërmarrë Kuvendi, por nëse ai nuk arrin ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar.
ITALI- Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, duke ndaluar gjithsej 8 persona, ku prej të cilëve përfunduan në burg, kurse 6 t...
VLORË– Kryeplaku i fshatit Penkovë është arrestuar bashkë më të irin. Të dy akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotie.Mësohet se kryeplaku i P...
DIBËR- Janë bllokuar 979 litra pije alkolike.Mësohet se janë bllokuar saktësisht 577 litra raki dhe 574 shishe vere me nga 700 ml secila, pasi pas kontroll...
Krujë- Detaje të reja nga operacioni anti-kanabis që u zhvillua një ditë më parë në Krujë. Në prangat e policisë ranë 11 persona, ku ndër të arrestuarit ishin: ...
SHKODËR–Gjyqtari Fuat Vjerdha ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra.Në një deklaratë për mediat, kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër shprehet i revoltu...
Tiranë- Arlind Qorri ka reaguar ndaj krijimit të 28-vjetorit të Partisë Socialiste e cila u festua dje në çdo qark të vendit. Ai ka theksuar se PS nuk ës...
Tiranë– Një ditë më parë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Socialistët festuan në çdo qark dhe kryeministri Edi Rama zgjodhi Divj...