Operacioni anti-kanabis/ Kush është Edvin Zalla që ka vendosur dy herë tritol, në përgjim që prej marsit
13 Qershor 2019, 09:17Nga DOSJA
Krujë- Detaje të reja nga operacioni anti-kanabis që u zhvillua një ditë më parë në Krujë.Në prangat e policisë ranë 11 persona, ku ndër të arrestuarit ishin: Gerald Rraja, Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari, banues në Tiranë.
Detaje të reja janë zbuluar për Edvin Zallën, një nga të arrestuarit, i cili është person me precedent të mëparshëm penal. Mësohet se 39-vjeçari është mbajtur në përgjim që prej muajit mars. Po kështu më parë Zalla është arrestuar për vënie tritoli në hekurudhën Fushë-Krujë në vitin 2011. Gjithashtu, 39 vjeçari ka vendosur tritol në shtyllën e tensionit në Krastë të Thumanës.
Mësohet se të arrestuarit kanë qenë në përgjim dhe janë kapur teksa bënin pazare për drogën e sekuestruar.
Operacioni është ende në vijim, ndërkohë në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet se si të rinjtë janë shtrirë në mes të rrugës për t’u arrestuar. Një tjetër e kanë ndaluar dhe e kanë zbritur nga makina, për t’i vënë prangat.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR–Gjyqtari Fuat Vjerdha ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra.Në një deklaratë për mediat, kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër shprehet i revoltu...
Tiranë- Arlind Qorri ka reaguar ndaj krijimit të 28-vjetorit të Partisë Socialiste e cila u festua dje në çdo qark të vendit. Ai ka theksuar se PS nuk ës...
Tiranë– Një ditë më parë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Socialistët festuan në çdo qark dhe kryeministri Edi Rama zgjodhi Divj...
LEZHË– Një 42-vjeçar i akuzuar për prostitucion dhe organizatë kriminale është arrestuar në Lezhë. Shqiptari me inicialet L.K., do të ekstradohet dr...