Aktualitet

Shkeli masën “arrest shtëpie”, kapet në qarkullim 30-vjeçari në Sarandë

13 Qershor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Shkeli masën “arrest shtëpie”, kapet në qarkullim

SARANDË– Një 30-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka shkelur masën “arrest shtëpie”.

Mësohet se 30-vjeçari me inicialet E.A., ishte larguar nga banesa ku ishte caktuar të qëndronte sipas vendimit të Gjykatës së Sarandës.

30-vjeçarit i ishte dhënë masa “arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Shtetasi E. A, ishte larguar nga vendi i qëndrimit (banesa) në lagjen nr.3 Sarandë dhe është kapur nga shërbimet e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne sarande arrestohet 30-vjeçari sarande arrestim ne sarande arrestohet 30-vjeçari sarande

Sondazh

Poll