U shkarkua nga Vettingu, revoltohet gjyqtari Fuat Vjerdha: Vendim i padrejtë, dënova Avdylët në 2008-n
13 Qershor 2019, 09:08Nga DOSJA
SHKODËR–Gjyqtari Fuat Vjerdha ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër shprehet i revoltuar se gjithmonë ka ndjekur reformën në Drejtësi, por që kjo gjë nuk bëhet me këto lloj vendimesh.
Vjerdha e cilëson shkarkimin e tij si të padrejtë dhe shpehet se KPK-ja ka shkelur ligjin me këtë vendim. Gjyqtari shtoi më tej se është shumë i pastër në vendimet e tij pasi ka qenë një ndër anëtarët e gjykatës që ka anuluar në vitin 2008 vendimin për lirimin e Astrit Avdylajt, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të Shijakut.
“Nuk jam i kërcënuar dhe nuk ja kam askujt frikën. Secili prej tyre e dinë se kush jam. Meraku im i vetëm ka qenë të mos dënoj një njeri të pafajshëm.
Në vitin 2008 dënova Avdylët pasi Gjykata e Lezhës tenti t’i lironte. Meraku im ka qenë të mos dënoj një njeri të pafajshëm. Shkarkim i padrejtë, KPK-ja ka shkelur ligjin.
Kam mbështetur gjithmonë reformën në drejtësi, por kjo gjë nuk bëhet me vendime të tilla,”- shprehet Vjerdha ndër të tjera.
Vjerdha komentoi edhe një nga çështjet që çoi në shkarkimin e tij, atë të Sokol Mjacaj që akuzohej për vrasjen e një 13-vjeçari në vitin 2011.
Ai u shpreh se gjykimi i tij ka qenë model në lidhje me këtë çështje pasi është krijuar bindja e plotë se Mjacaj nuk e kishte vrarë 13-vjeçarin.
“Vendimi për çështjen Mjacaj ka qenë një gjykim model dhe kemi krijuar një bindje se Sokol Mjacaj nuk e ka vrarë 13 vjeçarin. Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka dhënë vendimin për të,”- tha Vjerdha.
KPK-ja shkarkoinga detyra Fuat Vjerdhën, kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër më datë 10 qershor, pasi pas hetimeve u theksua se gjyqtari Vjerdha kishte probleme me profesionalizimin në punë.
Vendimi u mor nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier.
Theksojmë Vjerdha ka qenë një nga gjyqtarët i cili votoi kundër ndryshimit të vendimit për Dritan Dajtin.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Arlind Qorri ka reaguar ndaj krijimit të 28-vjetorit të Partisë Socialiste e cila u festua dje në çdo qark të vendit. Ai ka theksuar se PS nuk ës...
Tiranë– Një ditë më parë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Socialistët festuan në çdo qark dhe kryeministri Edi Rama zgjodhi Divj...
LEZHË– Një 42-vjeçar i akuzuar për prostitucion dhe organizatë kriminale është arrestuar në Lezhë. Shqiptari me inicialet L.K., do të ekstradohet dr...
Elbasan- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga breshëria e armë...