Aktualitet

“Pimë pak verë dhe…”, u akuzua për vrasjen e 17-vjeçarit në Këlcyrë, zbardhet dëshmia e ish-ushtarit

13 Qershor 2019, 09:25 Nga DOSJA
“Pimë pak verë dhe…”, u akuzua për vrasjen e

KËLCYRËDosja.al ka zbardhur dëshminë e 25-vjeçarit që u shoqërua në polici për vrasjen e 17-vjeçarit Matia Rizallari që u gjet i mbytur në Urën e Dragotit.

Egliter Dosti mësohet se ka dhënë një dëshmi të dytë, pasi në dëshminë e parë është shprehur se nuk ka qenë me 17-vjeçarin ditën që ai ka humbur.

Por në dëshminë e dytë të dhënë para autoriteteve, Dosti ka pranuar që ishte me Matian, para 5 ditësh, kur ai humbi kontaktet me familajrët.

25-vjeçari i njohur si ish-ushtar i akuzuar për dezertim është shprehur se atë natë ka pirë verë me Rizallarin dhe kanë dashur të kalojnë lumin. Më tej ai tregon se nuk e ka parë më shokun e tij.

Isha me 17-vjeçarin, pimë pak verë. E dija që ai nuk dinte not dhe i thashë ‘hajde të të hedh unë nga ana tjetër e lumit’. Pastaj nuk e pashë më,’- mësohet të jetë shprehur Dosti.

Dosti u shënjestrua si autor i vrasjes së adoleshentit nga babai i këtij të fundit, Arjan Rizallari. Matia Rizallari rezultonte i humbur prej 5 ditësh dhe u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet egliter dosti kelcyre matia rizallari mbytja e 17 vjecarit egliter dosti kelcyre matia rizallari mbytja e 17 vjecarit

Sondazh

Poll