Bota

Dëshmitari i dytë në Hagë: S’jam i lumtur që jam këtu, dokumentet i kam kërkuar vetë

26 Tetor 2021, 18:47 Nga DOSJA
Dëshmitari i dytë në Hagë: S’jam i lumtur që jam

HAGË – Pas Zenka Pumper ishte radha e dëshmitarit të dytë për tu paraqitur para Gjykatës Speciale të Hagës në gjyqin kundër Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gazetari nga Kosova, Halil Berisha ka qënë dëshmitari i dytë dhe ka thënë se ka qënë i detyruar për tu paraqitur dhe theksoi se nuk ishte i lumtur që sot gjendej atje.

“Unë veç desha të them që nuk jam shumë i lumtur që sot jam këtu për të dëshmuar para juve. Kjo assesi nuk do ta pengojë faktin që unë do ta them vetëm të vërtetën. Megjithatë, unë këtu jam sepse më keni obligu. Por përndryshe, nuk jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, tha Berisha.

Fillimisht, gazetari ka nisur të përgjigjet mbi pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që mbanin Gucati e Haradinaj. Ai pranoi se kishte kërkuar një pjesë të atyre dokumenteve.

“Kur konferenca për shtyp u shpall e mbyllur, gazetarët janë afruar dhe kanë nisur t’i fotografojnë ose xhirojnë dokumentet, për shkak të pamjeve që u janë nevojitur. Numri i dokumenteve ishte goxha i madh dhe nuk kishte mundësi që.. nuk e dishim edhe saktë se çfarë kishte në to. Nuk kishte pasur mundësi të xhirohen krejt dhe kështu e kam kërkuar një pjesë të dokumenteve.. Isha aty afër bashkë me të gjithë gazetarët dhe aty veç kam pyetur se a mund t’i marr një pjesë të dokumenteve. Mendoj që diku rreth 1 mijë faqe ndoshta”, tha gazetari Berisha.

Berisha se kishte kërkuar një qese për t’i futur dokumentet, por Nasim Haradinaj i kishte thënë që t’i shpërndajë ato.

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage

Sondazh

Poll