Bota

Miss-i serb bën shqiponjën me duar, “tërbohen” mediat vendase

26 Tetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Miss-i serb bën shqiponjën me duar, “tërbohen” mediat

SERBI  – Një “stuhi reagimesh” ka shpërthyer në mediat serbe pasi Valentina Petroviç, miss-i i zgjedhur i Serbisë ka pozuar me Miss-in e Kosovës, Besa Çitaku. Asyeja e këtij reagimi është bërja me duar e shiponjës nga vajzat.

Media serbe Blic ka përcjellë lajmin duke theksuar vazhdimisht fjalën provokim dhe termin “Shqipëri e Madhe”. Petroviç e ka postuar foton në rrjetin social twitter, por shenja e shqiponjës ka zgjuar zemërim të madh në Serbi.

Мисице Србије, Косова, Црне Горе и Албаније показују симбол који велича непостојећу државу.
Ова јадна Српкиња вероватно и не зна шта показује.
Срамна објава на инстаграму⤵️ pic.twitter.com/j8RBs08li5

— Марија Ћурувија (@marijacuruvija1) October 26, 2021

Simboli i shqiponjës dykrenare konsiderohet gjithmonë provokim nga serbët pasi e lidhin me idenë e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, një përpjekje ekspansioniste që rrezikon rajonin sipas tyre.

Miss-et ndodhen në Sharm el-Sheikh, ku po mbahet konkursi Miss Intercontinental.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll