Bota

Sulmohet me thikë Shpend Ahmeti, arrestohet trajneri që i shkoi në shtëpi

26 Tetor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Sulmohet me thikë Shpend Ahmeti, arrestohet trajneri që i shkoi

KOSOVË– Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, rreth orës 17:50, por vetëm sot është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovë.

Tovërlani është futur me thikë në dorë në shtëpinë e Ahmetit, në lagjen Nic në Çagllavicë të Prishtinës dhe e ka sulmuar Kryetarin duke i shkaktuar lëndime. Pak minusta pas lajmërimit, në shtëpinë e Ahmetit ka mbërritur policia dhe ka prangosur Tovërlanin. Ky I fundit ndodhet në paraburgim dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Vetë Ahmeti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me rastin në fjalë.

Nuk dihet ende se cili ka qenë konflikti mes Tovërlanit dhe Ametit që ka sjellë këtë sulm. Në momentin e sulmit trajneri rezulton të ketë qenë i dehur.

Njoftimi i policisë:

Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin. Gjatë kontrollimit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari ishte dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni afrim tovërlani shpend ahmeti sulmohet shpend ahmeti afrim tovërlani shpend ahmeti sulmohet shpend ahmeti

Sondazh

Poll