Bota

“Do ishe katastrofike, e tmerrshme për ne”/ Vuçiç paralajmëron serbët: Më 6 nëntor…

26 Tetor 2021, 17:42 Nga DOSJA
“Do ishe katastrofike, e tmerrshme për ne”/ Vuçiç

BEOGRAD“Ky do të ishte një lajm katastrofik, i tmerrshëm për popullin tonë,”-kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Sipas predientit, në bazë të informacioneve që disponon, qeveria e Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike për pakicën serbe në veri të Mitrovicës.

Sipas presidentit serb në 6 nëntor Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafo-stacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit.

Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë,”- ka thënë Vuçiç. Ndërkohë, sipas tij, marrëveshja e Brukselit është e rëndësishme, pikërisht që ata të mos ndodheshin në një situatë si sot, “por kanë gabuar rëndë nëse mendojnë se u përshtatet”.

Ndërkohë që pak ditë më parë qeveria e Kosovës ndërmori një aksion anti-kontrabande, që përfshiu Veriun e vendit, duke nxitur revoltë nga serbët lokalë.

Marrë nga B92

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic kosove albin kurti aleksander vucic kosove

Sondazh

Poll