Bota

Sulm terrorist në Vjenë, i riu qëllon me thikë kalimtarët, 4 të plagosur

26 Tetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Sulm terrorist në Vjenë, i riu qëllon me thikë

VJENË- Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë ditën e sotme gjatë një sulmi terrorist. Merkur.de shkruan se një person ka sulmuar me thikë disa kalimtarë të rastit. Ndërkohë që sipas raportimeve të policisë sulmi nuk ishte as me motiv fetar dhe as me motiv politik.

Një 35-vjeçar austriak, ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite, ka kapur një thikë dhe ka sulmuar klientët, të cilët nxituan të largoheshin nga zona. Ai i ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim edhe kalimtarët që i dilnin para. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është imobilizuar nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, autori fliste në mënyrë jo koherente, ndërsa nuk dukej se kishte asnjë kontakt me ambientin.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 4 persona te plagosur sulm terrorist ne vjene 4 persona te plagosur sulm terrorist ne vjene

Sondazh

Poll