Bota

Hagë: Paketa 3 kishte informacione mbi dëshmitarët e intervistuar nga ZPS

26 Tetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Hagë: Paketa 3 kishte informacione mbi dëshmitarët e intervistuar

HAGË – Zenka Pumper, Dëshmitarja e parë e zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se në paketën 3 me dokumente të sekuestruara nga OVL-UÇK kishte emra të dëshmitarëve të cilët i kishte intervistuar ZPS.

Dëshmitarja Pumper ka thënë se dokumentet e paketës 3 kanë përfshirë referenca ndaj informacioneve dhe të dhënave të dëshmitarëve teksa u është përgjigjur pyetjeve shtesë të prokurores Valeria Bolici. Ajo ka thënë se të dhënat në këtë paketë nuk ishin bërë publike nga ZPS.

Prokurorja Bolici: Në lidhje me paketën 3, ju bënë disa pyetje në lidhje me konfidencialitetin e atij dokumenti. Pyetja ime është kjo, paketa 3 a lidhet me hetimet e ZPS-së?

Pumper: Po, lidhet.

Prokurorja Bolici: Ky dokument përmban ndonjë informacion, me sa dini ju, që nuk ishte bërë publik nga ZPS?

Pumper: Me sa di unë, nuk ishte bërë publik.

Prokurorja Bolici: Përfshinte emra dëshmitarësh që ZPS i kishte intervistuar? Përfshinte referenca ndaj informacionesh dhe të dhënash nga këta dëshmitarë?

Pumper ka thënë se po.

Prokurorja Bolici: Me sa dini ju, ZPS e ka bërë ndonjëherë publik ndonjë emër apo provë apo informatë, të dhënë nga dëshmitarët e saj?

Pumper: Me sa di unë jo.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Kjo është dita e gjashtë që në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet hetuesja e ZPS-së Zdenka Pumper, dëshmitare e ZPS-së në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Harandinajt. Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej 25 shtatorit të vitit 2020, kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

LAJMI KRYESOR: Vazhdon sot gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage zenka pumper hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage zenka pumper

Sondazh

Poll