Bota

Rrahu gruan! MOMENTI kur Policia arreston të riun në Prishtinë, e kapin në parking…

26 Tetor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Rrahu gruan! MOMENTI kur Policia arreston të riun në Prishtinë, e

PRISHTINË– Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë, ku është vënë në pranga 46-vjeçari Feim Berisha, i cili pak minuta më parë kishte dhunuar një grua brenda maketit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Gazeta Ekspress”, vihet re momenti, kur i riu vendoset në pranga nga Policia në parkingun e marketit, teksa po largohej për në shtëpi.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Prishtinës, i riu do të mbahet në ambientet e paraburgimit për 48 orë, e më pas do të gjykohet për dhunën e ushtruar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Pamjet e dhunimit të gruas, të filmuara nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Prishtinë kanë bërë xhiron e rrjetit duke sjellë edhe reagime të shumta. Po ashtu, ajo që bie në sy është fakti që e gjithë skena e dhunës ka ndodhur para vajzës së mitur të agresorit.

(s.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dhunohet gruaja ne prishtine feim berisha prishtine dhunohet gruaja ne prishtine feim berisha prishtine

Sondazh

Poll