Aktualitet

Ndërprerja e energjisë në Kuvend,OSHEE: Stakuam linjën, defekt te Kullat Binjake

26 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Ndërprerja e energjisë në Kuvend,OSHEE: Stakuam linjën,

TIRANË– Operatori i Energjisë Elektrike ka reaguar për ndërprerjen e energjisë elektrike në sallat e Komisioneve në Kuvendin e Shqipërisë. Me anë të një reagimi zyrtar ata bëjnë të ditur se kanë stakuar linjën për shkak të një defekti që kishte ndodhur në Kullat Binjake.

‘Në kabinën elektrike private te Kullat Binjake pati zjarr për shkak të një shkëndije. Stakuam linjën për shkak të defektit te Kullat Binjake’-thuhet në njoftimin e OSHHE.

OSHEE bën me dije se zjarri u shkaktua nga “zhvillimi i një harku të madh elektrik pasi mungonte izolacioni i pajisjeve të këtij subjekti, që ka detyrim ligjor për të kryer mirëmbajten e kabinës që posedon si aset”. Për të penguar thellimin e avarisë në kabinë, që të mos përbënte rrezik për jetën e personelit, të komunitetit dhe të vetë impianteve, u procedua për stakim të menjëhershëm të linjës L12.

Energjia elektrike u ndërpre për disa minuta ditën e sotme në Komsionet e Veprimtarisë, Ekonomisë dhe Ligjeve.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ikin dritat ne kuvend oshee ikin dritat ne kuvend oshee

Sondazh

Poll