Aktualitet

Helmimi në Krujë, qytetari: Kam pirë ujë nga çezma

26 Tetor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Helmimi në Krujë, qytetari: Kam pirë ujë nga çezma

KRUJË– Pacientët e shtruar në spitalin e Krujës janë shprehur se pasi kanë pirë ujin e çezmës janë ndjerë keq. Një prej tyre thotë se shqetësimet i kanë nisur që në darkë, duke pasur dhimbje barku.

“Kam që mbrëmë në darkë që më kanë filluar shqetësimet, sot jam shtruar. Jam nga Kruja, filloi barku fillimisht dhe më pas koka. Kemi pirë ujë nga çezma”, tha një banor nga Kruja i shtruar me shenja helmimi.

“Dje pasdite kam pasur shqetësime, kemi pirë ujë, sot jam në spital”, tha një paciente e moshuar.

LAJMI KRYESOR:Helmimi masiv në Krujë! Gjendja alarmante, mbi 320 pacientë paraqiten në spital

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes helmohen qytetaret e krujes

Sondazh

Poll