Aktualitet

Vrasja e Backës në Fier/ Policia shkon në banesën e Ben Qimes, i pret fletë-thirrjen

26 Tetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Vrasja e Backës në Fier/ Policia shkon në banesën e Ben

FIER– Policia e Fierit ka shoqëruar disa persona të tjerë në polici për ti pyetur në lidhje me vrasjen e Demir Backës. ‘News24’ raporton se në mesin e tyre është dhe Arben Isufajt, me të cilin viktima ka pasur konflikte. Policia ka shkuar në banesën e Isufajt mirëpo nuk e kanë gjetur aty. Familjarët e tij janë shprehur se ai ndodhet në Tiranë për punë.

Policia ka shkuar 3 herë në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Policia i ka lënë një fletëthirrje që ai të paraqitet në polici për të treguar se ku ka qenë mbrëmjen e 23 tetorit, ndërsa ende nuk është paraqitur.

Atentati ndaj Demir Backa u bë mbrëmjen e së shtunës, teksa ndodhej në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Pesë persona morën pjesë në krimin për ekzekutimin e Backës. Pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit. Policia ka shoqëruar deri tani disa persona, por ende nuk ka asnjë informacion për kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben isufaj demir backa vritet demir backa arben isufaj demir backa vritet demir backa

Sondazh

Poll