Aktualitet

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi do të vizitojë Shqipërinë më 29 Tetor

26 Tetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi do të vizitojë

KINË– Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin ka njoftuar se ministri Wang Li do të vizitojë Shqipërinë, Greqinë, Serbinë dhe Italinë në datat 27 dhe 29 tetor.

Sipas mediave kineze, vizita do të jetë me ftesë të minsitres së jashtme, Olta Xhaçka për Shqipërinë, Nikos Dendias për Greqinë dhe Luigi Di Maoi për Italinë.

Chinese State Councilor and Foreign Minister Wang Yi will visit Greece, Serbia, Albania and Italy from October 27 to 29, foreign ministry spokesperson Wang Wenbin announced here on Monday https://t.co/wqW2LqniK1 pic.twitter.com/BKSP1uG9cm

— China Xinhua News (@XHNews) October 25, 2021

Para se të vizitojë Shqipërini, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi është duke zhviluar takime me një delegacion të qeverisë së përkohshme talebane në Katar, në angazhimin e parë të nivelit të lartë që kur grupi militant mori pushtetin në Kabul dy muaj më parë. Wang, i cili është në Doha prej dy ditësh, do të ngrejë “situatën në Afganistan dhe çështjet me interes të përbashkët” gjatë takimit, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Ky do të jetë angazhimi i parë i nivelit të lartë midis Kinës dhe talebanëve që kur grupi militant rrëzoi qeverinë e mbështetur nga SHBA në gusht dhe shpalli vendosjen e një regjimi të ri në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane.

Vizita evropiane e Yi vjen mes pretendimeve të bizneseve kineze se klima politike është përkeqësuar për ta në rajon.  Për sa i përket Ballkanit, Kina ka investuar në disa projekte infrastrukturore në rajon si pjesë e nismës së saj ‘Një brez një rrugë’ Këto përfshijnë një urë ende të papërfunduar në Malin e Zi që e la vendin me miliarda borxhe, kontrollin e terminalit të kontejnerëve të Pireut në Greqi dhe një autostradë rrugore në Maqedoninë e Veriut.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike olta xhacka wang li do te vizitoje shqiperine wang wenbin wang yi olta xhacka wang li do te vizitoje shqiperine wang wenbin wang yi

Sondazh

Poll