Aktualitet

Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, plagoset pasagjerja

26 Tetor 2021, 05:41 Nga DOSJA
Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, plagoset

LIBOHOVË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër. Autobusi i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal duke lënë të plagosur një prej pasagjereve. Mësohet se e lënduar është gruaja me inicialet D.V, 30-vjeçare banuese në Libohovë. Ajo është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, si dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në venndngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore të cilat po punojnë për të bërë të ditur rrethanat e plota që shkaktuan këtë ngjarje e cila fatmirësisht nuk shënoi të plagosur të tjerë apo dëme të tjera në njerëz.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne libohove aksidentohet autobusi autobusi del nga rruga aksident ne libohove aksidentohet autobusi autobusi del nga rruga

Sondazh

Poll