Aktualitet

Heroina në Portin e Durrësit, arrestohet pronari dhe shoferi i kamionit (EMRAT)

26 Tetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Heroina në Portin e Durrësit, arrestohet pronari dhe shoferi i

DURRËS– Policia ka vënë në pranga dy persona pas ndalimit të kamionit me 45kg heroinë në Portin e Durrësit. Dosja.al mëson se në pranga ka përfunduar shoferi Olgert Duda dhe pronari i kamionit, Arian Çerma. Dy personat u kapën pasi mbrëmjen e djeshme u zbulua 45 kg heroinë në kamionin me krom i cili kishte si destinacion Italinë. Ata janë shprehur për policinë se nuk kanë dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet në kamion. Çerma dhe Duda do të akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Portëz”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Sekuestrohet 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i mjetit dhe drejtuesi i mjetit). Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat hetimore për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Italisë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Portëz”, i zhvilluar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: O. D., 36 vjeç, banues në Fier dhe A. Ç., 45 vjeç, banues në Durrës. Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë. Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.

LAJMI KRYESOR: Heroinë në portin e Durrësit! Kapen 45 kilogramë në kabinën e kamionit me krom

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 45 kg heroine ne portin e durresit arian cerma olgert duda porti i durresit 45 kg heroine ne portin e durresit arian cerma olgert duda porti i durresit

Sondazh

Poll