Aktualitet

Vetingu i politikanëve, Basha: Do pastrojmë politikën nga llumi!

26 Tetor 2021, 06:16 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se politikanët e korruptuar, mediat klientele të kryeministrit Edi Rama janë kundër ndryshimit dhe PD-së. Me anë të një postimi të bërë në ‘Twitter’, Basha shkruan se këto kategori e duan vendin në gjunjë pasi ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Basha thekson se me vettingun e politikanëve do të pastrohet politika nga llumi i tranzicionit, nga veset dhe pazaret e tyre të pista.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit dhe pd. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha vetingu i politikaneve edi rama lulzim basha vetingu i politikaneve

Sondazh

Poll