Aktualitet

Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe veten pas sherrit për pronat

25 Tetor 2021, 16:43 Nga DOSJA
Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe veten pas

VLORË– Genci Koreta 39 vjeç, banues në fshatin Mekat të Vlorës ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas la qëlluar edhe veten për vdekje me të njëjtën armë. Krimi i dyfishtë është regjistruar këtë pasdite rreth orës 19:00 pas një sherri të ndodhur në banesën e 64-vjeçarit. 

Paraprakisht raportohet se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e konflikteve për motive pronësie që ka pasur mes nipit 39-vjeçar dhe xhaxhait të tij, por ende nuk dihet asgjë me siguri.

Gjithashtu, mësohet se Genci Koreta vuante dhe nga depresioni si dhe trajtohej me medikamente për këtë gjë. Policia ka sekuestruar armën e gjahut me të cilën është kryer dhe krimi, ndërkohë që rrethanat nuk janë zbardhur ende.

Dosja.al ka sjellë edhe dëshmitë e të afërmve të cilët kanë thënë se fillimisht dëgjuan britmat e nënës së 39-vjeçarit, ndërkohë që kanë shtuar se i riu ishte njeri shumë i sjellshëm dhe me shumë cilësi, ndërkohë që një dëshmitar tjetër ka shtuar se u pataksën kur e morën vesh ngjarjen pasi ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Janë rëndë”, familja Koreta lajmëron të afërmit jashtë Shipërisë për tragjedinë

“Of oj nan”, pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja në Vlorë, të afërmit: U pataksëm

Zbardhen EMRAT! Kush janë nip e xhaxha të vrarë në Vlorë

Krimi i dyfishtë në Vlorë, policia: Nipi vrau xhaxhain dhe veten me armë gjahu

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genci koreta jorgji koreta koreta krim i dyfishte ne vlore genci koreta jorgji koreta koreta krim i dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll