Aktualitet

DYSHIMET/ Gazetarja Lala: Kur policia shkon në Nikël i gjen shtëpitë ‘xixë’…

25 Tetor 2021, 20:14 Nga DOSJA
DYSHIMET/ Gazetarja Lala: Kur policia shkon në Nikël i gjen

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dyshimet mbi mënyrën se si po trajtohet grabitja prej të cilës, ra biznesmeni Nazmi Çangu. E ftuar në “Open”, Lala tha se Nikla është një zonë ku nuk futet askush aq lehtë, pa u kuptuar nga vendasit e aq më tepër, dhjetë persona të armatosur.

Gazetarja shtoi se ata që banojnë në Nikël marrin vesh edhe se kur do të shkojë policia që të ushtrojë kontroll në atë zonë e jo më futjen e dhjetë grabitësve të armatosur në atë lloj mënyre.

“Grabitja ka ndodhur në një zonë që nuk mund ta kalojmë kështu pa e konsideruar fare. kemi bërë lajmë për Niklën, e dimë kush strehohet aty, cilët emra rrinë. Aty merret vesh çdo gjë, dhe më duket pak e habitshme futja e dhjetë personave të grabitur në atë mënyrë. Aty dihet dhe kuptohet edhe kur shkon policia për kontrolle. Madje kur efektivët futen në banesa për të kontrolluar, i gjejnë shtëpitë xixë, as pluhur nuk gjejnë mbi tavolina. Kaq mirë i dinë. Kam dyshimet e mia,”- tha Lala.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu klodiana lala nazmi çangu dhunohet nazmi cangu klodiana lala nazmi çangu

Sondazh

Poll