Aktualitet

170 qytetarë, mes tyre fëmijë! Helmim masiv në Krujë, shkak dyshohet uji i rrjetit

25 Tetor 2021, 14:51 Nga DOSJA
170 qytetarë, mes tyre fëmijë! Helmim masiv në Krujë,

KRUJË– 170 qytetarë, burra, gra e fëmijë kanë përfunduar në spitalin e Krujës me shenja helmimi. Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencën e spitalit të Krujës gjatë dy ditëve të fundit me thuajse të njëjtat simptoma, si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre, por 30 qytetarë ndodhen ende në spital, pasi janë në një gjendje më të rënduar shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë drejtoresha e spitalit Yllka Shetaj, e cila pavarësisht fluksit të pacientëve dhe shifrave në fjalë, thotë se nuk kemi të bëjmë me një helmim masiv. Shetaj shton gjithashtu se nuk dihet nëse nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi.

“Ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit. Kanë marrë mjekim në urgjencë dhe janë larguar. Nuk dimë nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi, kemi kërkuar të bëhen analiza nga NJVKSH. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me helmim masiv,”- u shpreh ajo.

Vetë qytetarët kanë deklaruar se shkak mund të jetë bërë uji i pijshëm që vjen nga rrjeti pasi ushqimet kanë qenë të zakonshmet. Vetë mjekët shtojnë se kemi të bejmë me intoksikim alimentar, por origjina e tij nuk dihet ende. Paraprakisht mësohet se janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim, por përgjigjia nuk ka dalë ende. Policia ka dlaë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë por raporton se bëhet fjalë vetëm për 35 të helmuar, ndryshe nga çfarë flasin shifrat e publikuara nga gazetarët që mbulojnë këtë zonë. Në njoftim thuhet se priten analizat e ujit të rrjetit për të parë nëse shkaku i helmimit të qytetarëve ka qenë uji.

Gjithashtu sot në spital ka shkuar edhe deputetja e PD-së Merita Bakiu, e cila pas deklaratës që dha në Kuvend, në të cilën e ngriti situatën e ujin të pijshëm si problem në këtë zonë, vizitoi pacientët në spital.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Helmimi masiv në Krujë, Policia: Priten analizat e ujit

Të helmuar, qytetarët e Krujës fajësojnë ujin, gruaja: Jam keq me gjithë vajzën

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje yllka shetaj helmohen qytetaret e krujes kruje yllka shetaj

Sondazh

Poll