Aktualitet

Mbledhja e PD-së, Basha: Demokratët nuk bëhen mish për top. Alizoti: Jemi në krizë

25 Tetor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Mbledhja e PD-së, Basha: Demokratët nuk bëhen mish për top.

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme grupin parlamentar. Basha ka zhvilluar një mbledhje me demokratët, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes tyre, ku në qendër ka qenë ‘Foltorja’ e krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në mbështetje të Berishës, është shtuar edhe deputeti Tomor Alizoti, i cili ka thënë se PD-ja momentalisht është në krizë dhe se mosqenia në këtë Foltore po u kushton shumë. Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar gjithashtu ka marrë kritika nga deputeti Luan Baçi, në lidhje me “Vettingun e Politikanëve”, pasi sipas tij, në draftin që kanë dorëzuar në Kuvend në lidhje me propozimet që kanë bërë, nuk kanë marrë ende një përgjigje nëse janë pranuar apo jo.

Ndërkohë që pas mbledhjes, ka folur deputeti Flamur Noka, i cili tha i sigurtë se Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet pavarësisht mos-pranimit të kreut të PD-së. Ndërsa vetë, Basha pas mbledhjes u shpreh se interesi i shqiptarëve është mbi këdo dhe se demokratët nuk i bën njeri mish për top.

Në këtë mbledhje janë përpiluar edhe detajet e fundit të projektligjit për uljen e TVSH-së. Ky projektligj pritet të depozitohet në Kuvend ditën e nesërme.

Partia Demokratike kërkon uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës ushqimore. Partia Demokratike ka depozituar tre amendamente në Kuvend. PD propozon ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve si dhe një reformë territoriale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vettingu i Politikanëve, Baçi kritika Bashës: A u morën parasysh propozimet tona

Basha: Demokratët nuk i përdor dot njeri si mish për top

Mbledhja e PD-së, Tomor Alizoti: Krizë! Mosqenia në ‘Foltore’ po na kushton shumë

Mbledhja e PD, Noka: Kuvendi Kombëtar do mblidhet, zgjidhja është përtej karriges!

(I.A;F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha partia demokratike pd mbledh grupin 25 tetor 2021 projektligji per tvsh lulzim basha partia demokratike pd mbledh grupin 25 tetor 2021 projektligji per tvsh

Sondazh

Poll