Aktualitet

Helmimi masiv në Krujë, deputetja Bakiu lë Kuvendin dhe shkon në spital

25 Tetor 2021, 19:05 Nga DOSJA
Helmimi masiv në Krujë, deputetja Bakiu lë Kuvendin dhe shkon

KRUJË– Deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu ka lënë seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë dhe ka mbërritur në spitalin e Krujës për të parë nga afër qytetarët e shtruar të cilët janë helmuar. E shoqëruar nga disa persona të tjerë, Bakiu shihet të futet brenda në spital dhe të përshëndesë qytetarët e helmuar.

Ndërkohë që në një intervistë për Fax News, Bakiu tha se është njohur me situatën në përgjithësi dhe se ka qenë në kontakte me mjekët për ngjarjen. Ai gjithashtu shtoi se edhe në seancën e sotme e ka shtruar si problem ujin e pijshëm në këtë zonë.

Ne jemi të njohur me situatën kemi qenë me kontakte me mjekët. Dje dje rastet më të pakta, sot është bërë shqetësuese sepse janë paraqitur në spital rreth 230 raste madje edhe raste të përsëritura. Në spital janë paraqitur të gjitha grupmoshat, nga më e vogla tek të moshuarit. Gjendje a të sëmurëve është e stabilizuar morën ndihmën e shpejtë pastaj në kushte shtëpia. I takova qytetarët sot, dhe kishin diare, dhimbje barku kurse disa të tjerë kishin temperaturë. Mjekët e paraqesin situatën brenda kontrollit. Ne nuk kemi asgjë zyrtare, kemi kërkuar përgjigjen e analizave të ujit mendohet se është uji, i bëj thirrje Prokurorisë që te merret me zbardhen e çështjen, nuk dua ta politizoj sepse rëndësi ka shëndeti i njerëzve. Probleme me ujin të pijshëm kemi pasur gjithmonë në këtë zonë. Nëse rastet do të shtohen rastet sigurisht që do të jetë edhe ndihma edhe nga spitalet e tjera. Sot isha në seancë edhe e shtrova si problem”, tha Bakiu.

Rreth 170 qytetarë janë shtruar në spitalin e Krujës dy ditët e fundit. Dyshohet se helmimi i qytetarëve ka ardhur për shkak të ujit të rrjetit i cili po analizohet.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore helmohen qytetaret e krujes merita bakiu helmohen qytetaret e krujes merita bakiu

Sondazh

Poll