Aktualitet

KUVENDI/ Basha përplaset me Braçen e Spiropalin: Nona e baba e korrupsionit!

25 Tetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
KUVENDI/ Basha përplaset me Braçen e Spiropalin: Nona e baba e

TIRANË– Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur mes debatesh e replikash këtë pasdite. I pari që mori fjalën në foltore dhe nisi replikat ishte kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se raportet tregojnë se Shqipëria mund të bëhet pjesë e unionit Afrikan pasi në atë Evropian nuk e pranon askush. Zërat në sallë e shqetësuan kryedemokratin Basha i cili u kërkoi gardianëve që të mbanin qetësi. Basha foli edhe për Vettingun në politikë një nga kërkesat e depozituara në Kuvend nga Opozita dhe tha se shumë prej atyre që ndodheshin në sallë u rrezikohej karrigia pasi ishin të lidhur me krimin. Pas tij, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se mirë do të ishte që të diskutonin për progress-raportin e Komisionit Evropian.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u paraqit me foto në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai kërkoi hetim për ndërtimin e rrugës Fier-Lushnje. Duke paraqitur fotot e nënkalimeve, Braçe bëri dhe batuta teksa tha se aty mund të kalonte ai vetë e papaqët, pasi Bashës do t’i prisheshin flokët, kurse kryeministrin Edi Rama do t’i hiqej koka. Pas tij, në foltore doli kryedemokrati i cili pyeti maxhorancën se përse nuk i ka rregulluara ato rrugë në tetë vite qeverisje. Basha rinxorri fotot e raportit për lidhjet e Shqipërisë me krimin e organizuar dhe me korrupsionin e shtoi se paratë e atyre rrugëve kanë përfunduar në duart e pushtetarëve e jo për ndërtim rrugësh.

Replika me Bashën pati edhe ministrja Elisa Spiropali. Ajo hodhi akuza të të forta ndaj kryedemokratit Basha për të cilin tha se i ka shpëtuar drejtësisë pa u hetuar me procedurë. Pas Spiropalit, Basha doli sërish në foltore që t’i përgjigjet me akuza po aq të forta. Kryedemokrati tha se ministrja Spiropali deklaron hapur në tavolina ku ulet se vetëm si drejtoreshë doganash ka nxjerrë mbi pesë milionë euro. Në fund publikoi dhe një foto të instituti ndërkombëtar, ‘World Justice Project’, dhe duke iu drejtuar Spiropalit tha se Shqipëria renditet e fundit për sundimin e ligjin në Europë, pasi aty e kishte çua ‘shefi’ i saj, kryeministri Edi Rama. Vetë ky i fundit ndodhet në Gjermani, aty ku edhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sober. Debate pati edhe mes Arben Ahmetajt e Enkelejd Alibeajt.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bylykbashi: Qeveria po kushtëzon kohën e deputetëve të opozitës

Ahmetaj: Më 25 nëntor, 1049 familje do të futen në shtëpitë e reja

Mungesa e transportit të nxënësve, Kushi: Kemi thirrur mbledhje nesër

Heqja e Gjykatës nga Mati, Çollaku: Shpresoj që të jetë lajm mediash

Kuvendi/ Ahmetaj: Petrit, një moshë jemi por duke më i vogël se unë

DEBATI/ Ahmetaj-Alibeajt: Shqiptarët do kenë drejtësi kur të t’shohin kështu…

“Sfilata” e Parlamentit, kostume plot ngjyra dhe njëngjyrësh, Luljeta Bozo me bastun

DENONCIMI/ Braçe: Karteli me 10 kompani kanë në duar çmimet e pesticideve

Basha ngre tonet: Kush mburret tavolinave se bëri 5 mln euro si drejtoreshë doganash

Kuvendi/ Spiropali-Bashës: Drejtësisë i keni shpëtuar kot

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Rushaj: Jeni në hall të madh

Nënkalimet, Basha-Braçes: Pse s’i mbyllët në 8 vite? Nëna e baba e korrupsionit

Barçe batuta me nënkalimet: Unë futem, Bashës i prishen flokët, Ramës i heqin kokën

Balla-Bashës: Do ishte mirë të kërkoje debat për progres-raportin e KE-së

Vettingu i politikanëve, Basha: Të lidhurve me krimin u rrezikohet karrigia në sallë

Shqetësohet Basha, u tërheq vëmendjen gardianëve në Kuvend: Ka ndonjë problem?

Basha: Shqipëria mund të hapë negociatat me unionin afrikan, në Evropë s’pranohemi

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kuvendi i shqiperise lulzim basha seance plenare 25 tetor 2021 kuvendi i shqiperise lulzim basha seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll