Aktualitet

Grabitja e Nazmi Çangut, gjurma që mund të zbulojë autorët, përkeqësohet biznesmeni

25 Tetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Grabitja e Nazmi Çangut, gjurma që mund të zbulojë

KRUJË- Goditjet e marra në kokë nga grabitësit po i rrezikojnë jetën biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u torturua nga disa persona në banesën e tij. Mësohet se gjatë natës, ai ka pësuar hemorragji për shkak të goditjeve që i kanë dhënë, duke përfunduar në spital. Ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij.

Nga ana tjetër, Policia ka nisur hetimet, duke zbuluar se brenda vilës së biznesmenit në Nikël, autorët kanë lënë pas një kapele brenda të cilës janë gjetur fije flokësh dhe djerës. 

Një tjetër mundësi për identifikimin e tyre është gjatësia dhe përmasat trupore, të vetmet detaje që kanë kapur kamerat e sigurisë. Dyshohet se autorët, të cilët biznesmeni i identifikoi nga theksi si nga Kruja dhe Malësia e Shkodrës, ishin në dijeni të të ardhurave të bizesmenit. Madje dinin edhe emrat e fëmijëve të mitur të biznesmenit. Por nga e gjithë ngjarja nuk ka shpëtuar as Çangu, pasi Policia po heton edhe pasurinë e bizesmenit që nga polic u kthye në milioner. Kjo pasi, ai pretendon se mbrëmë i kanë marrë nga kasaforta më shumë se 120 mijë euro në valutë të huaj. Paraprakisht dyshohet se Çangu jepte para me fajde.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Grabitja e Çangut nga ‘policët’, Hoxha: Të zbardhet se do ketë viktima. Tha që s’fal

Kapelja me flokë dhe djersë, gjurma e vetme që mund të zbulojë grabitësit e Çangut

Grabitësit në Nikël/ Çangut i morën të vëllanë peng për disa orë dhe 450 mijë euro

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu grabitja ne nikel nazmi çangu dhunohet nazmi cangu grabitja ne nikel nazmi çangu

Sondazh

Poll